LAJMI I FUNDIT:

Japoni, deficiti tregtar në nivele rekord

Japoni, deficiti tregtar në nivele rekord

Deficiti tregtar i Japonisë në muajin janar regjistroi humbje rekord, si rrjedhojë e veprimit të vendosur të Bankës Qëndrore, që ndikoi në një humbje të vlerës së jenit për të lehtësuar përballimin e borxhit tepër të lartë kombëtar.

Në muajin janar, eksportet regjistruan rritjen e parë në tetë muaj, pasi me zhvlerësimin e monedhës ato u bënë më tërheqëse dhe të përballueshme për kërkesën e huaj blerëse.

Megjithatë, si rrjedhojë e një monedhe më të dobët, importet u bënë më të kushtueshme, duke rritur deficitin tregtar në 1,6 miliardë jen, një rritje prej 10 për qind në krahasim me një vit më parë.


Rritja e deficiti tregtar në nivele rekord për janarin u ndikua edhe nga shtrenjtimi i menjëhershëm i çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Japonia, vendi me ekonominë e tretë më të madhe në botë, përballet me një nevojë të shtuar për karburante, pasi pothuajse të gjithë reaktorët bërthamorë të vendit qëndrojnë të mbyllur, që prej krizës së Fukushimës, ku rrjedhje reaktive u regjistruan si rrjedhë e dëmeve të një tërmeti të shkallës 9 sipas magnitudës rihter, pasuar nga një tsunami madhor.

Gjata janarit, niveli i përgjithshëm i importeve u rrit me 7.3 për qind, me karburantet që regjistruan rritjen më të madhe prej 28 për qind. Ndërkohë, eksportet u rritën me 6.4 për qind, kryesisht pajisje elektronike dhe prodhime të gatshme industriale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori