LAJMI I FUNDIT:

Jankoviq: Politika e Vuçiqit çon drejt luftës në rajon, duhet ta parandalojmë

Jankoviq: Politika e Vuçiqit çon drejt luftës në rajon, duhet ta parandalojmë

Lëvizja e qytetarëve të lirë, e udhëhequr nga Sasha Jankoviq, ka kritikuar ashpër kryetarin serb Aleksandar Vuçiq për politikën e jashtme, duke e quajtur atë ‘politika e konfliktit të ashpër’, në veçanti përkeqësim të marrëdhënieve me fqinjët, me të cilët Serbia nuk ka pasur mosmarrëveshje serioze, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Asnjëherë, nëse e kujtojmë periudhën e luftërave në vitet e 90-ve, marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët nuk kanë qenë stabile me Kroacinë, BH, Malin e Zi dhe ja tani me Maqedoninë’, kumton Lëvizja opozitare.


Zaev-Vuçiq: Çdo keqkuptim do ta tejkalojmë me dialog
Lexo po ashtu Zaev-Vuçiq: Çdo keqkuptim do ta tejkalojmë me dialog

Sipas Lëvizjes së avokatit të mëparshëm të Serbisë, ‘vendi ka pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme me Maqedoninë, pas asnjë problem serioz në dhjetë vitet e fundit, por politika e konfliktit të rrezikshëm të cilën e udhëheq Vuçiq, ka arritur të përkeqësojë edhe marrëdhëniet me Shkupin’.

Sipas Lëvizjes, politika e kryetarit serb kohëve të fundit çon drejt konfliktit në rajon, e cila duhet të parandalohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori