LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Qytetarët frikohen të marrin guxim për të folur për krimin (Video)

Janeva: Qytetarët frikohen të marrin guxim për të folur për krimin (Video)

Prokurorja speciale, Katica Janeva në konferencën e sotme tha se nuk do të heqë dorë nga hetimet e kriminalitetit dhe korrupsionit, edhe përkundër të gjitha pengesave institucionale me të cilat përballet. Ajo tha se është e domosdoshme që të zbatohet ligji për denoncuesit, ku e përmendi edhe shembullin me rastin “Puç” ku sipas saj denoncuesit kanë qenë të akuzuar në këtë rast, për shkak se kanë folur publikisht për një qeverisje kriminale 10-vjeqare .

“PPS-ja në kontinentet flet për nevojën e miratimit të ligjit për mbrojtjen e denoncuesve, për shkak se ne nuk mundemi me anë të ligjit aktual tua ofrojmë mbrojtjen adekuate të gjithë atyre qe dua të bashkëpunojnë me ne. Qytetarët shumë rrallë marrin guximin që të flasin për raste të korrupsionit dhe kriminalitetit për shkak të frikës nga pasojat”, tha Janeva, njofton Tv21.


Slagjana Taseva nga Transparensi Internacional Maqedoni, kujtoi se që nga viti 2000 deri më sot shpjegohet për atë se çfarë do të thotë të jeshë denoncues. Sipas saj, qytetarët janë të vetëdijshëm për korrupsionin më të cilin përballen çdo ditë por për shkak të frikës nuk i paraqesin rastet e tilla.

“Denoncuesi i cili e zbuloi rastin në Telekom, u largua nga puna, dhe përjetoi edhe shumë presione të tjera. Gjyqet tona e hodhën poshtë rastin me arsyetimin se mungojnë dëshmi. Tani ky rast po zhvillohet në gjykatat e SHBA-së”, u shpreh Taseva.

Artan Durmishi, krijuesi i ligjit për denoncues në Shqipëri, tha se sipas indeksit të lirisë të së shprehurit, Maqedonia është në një nivel shumë të ulët, gjë që sipas tij ka qenë motivi që kjo konferencë të organizohet në Shkup.

“Në Maqedoni mbyllen mediume, ndiqeshin dhe burgoseshin gazetarë. Më këtë duam që tu ofrojmë mbështetjen tonë që ky trend në Maqedoni të marrë fund dhe të kthehet liria e mediave në këtë vend”, tha Durmishi.

Sipas hetimeve te sektorit jo qeveritar më shumë korrupsion qytetarët kanë hasur në repartet e shëndetësisë, arsimit, gjyqësisë dhe vetëqeverisjeve lokale. Mesatarisht paraqiten diku rreth 1000 raste në vit.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori