LAJMI I FUNDIT:

Janë shkurtuar pritjet në Merdar (Video)

Janë shkurtuar pritjet në Merdar (Video)
-->

Apeli i Policisë së Kosovës që bashkatdhetarët të shmangin vendkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdare, duket se ka dhënë rezultate.

Shumë bashkatdhetarë në këtë vendkalim thanë se ata ishin përgatitur të presin në këtë vendkalim deri në dy orë. Por, pritjet për hyrje në territorin e Kosovës kanë qenë deri 30 minuta.

Fehat Gashi, komandant i Policisë Kufitare në Merdar, edhe sot u ka bërë apel bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë vendkalimet e tjera te Kosovës, pasi në Merdar është duke u bërë zgjerimi i pikëkalimeve. Po ashtu, edhe në rrugën Podujevë-Prishtinë janë duke u zhvilluar punimet e zgjerimit të rrugës ku shpesh krijohen kolona të gjata. /RTK/