LAJMI I FUNDIT:

Jane Fonda dhe Robert Redford do të nderohen me Luanin e Artë

Jane Fonda dhe Robert Redford do të nderohen me Luanin e Artë

Ikonat amerikane të filmit, Jane Fonda dhe Robert Redford, do të marrin çmimin Luani i Artë për vepër jetësore në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit në Venecia.

Festivali i Venecias është një prej më të rëndësishmëve në botë dhe edicioni i 74 me radhë do të zhvillohet nga 30 gushti deri më 9 shtator.


“Pak yje hollivudiane kanë demonstruar vendosmëri të tillë dhe guxim gjatë karrierës së tyre profesionale siç ka bërë Jane Fonda”, është shprehur drejtori i festivalit, Alberto Barbera.

Dyshja legjendare ka luajtur në filmin origjinal të Netflix, “Our Souls at Night”

Duke folur për Redfordin, ai ka thënë: “Pa marrë parasysh nëse është pas kamerës, angazhohet për ndonjë film të pavarur apo për të mirën e planetit tonë, Robert Redford na ka udhëhequr për rreth pesë dekada me anë të krijimit të filmave të shkëlqyer dhe duke qenë një aktivist që e ka kombinuar fuqinë, inteligjencën dhe famën”.

Fonda dhe Redford kanë luajtur bashkë në filmat “The Chase” (1966), “Barefoot in the Park” (1967) dhe “The Electric Horseman” (1979).

Dy aktorët në filmin “Barefoot in the Park”

Dyshja legjendare ka punuar bashkë edhe në filmin origjinal të Netflix, “Our Souls at Night”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Magazina
Kalo në kategori