LAJMI I FUNDIT:

James Rodriguez duhet të luftoj për vendin e titullarit

James Rodriguez duhet të luftoj për vendin e titullarit

Ndonëse u mposht dje me rezultatin e thellë 4-0 në miqësoren e zhvilluar kundër Milan në kuadër të turit përgatitor në Kinë, përforcimi më i bujshëm i Bayern Munich është më se optimist.

Entuziast si për potencialin kolektiv, ashtu edhe atë individual, ish-futbollisti i Real Madrid, James Rodriguez, në një deklaratë të dhënë për “FourFourTwo” ka folur pa doreza në lidhje me pritshmëritë e tij.


Ndërkohë, James ka folur edhe për objektivat e tij te Bayern Munich “Ne kemi futbollistë të mëdhenj te Bayern dhe konkurrenca për një vend në formacion është e madhe”.

“Më duhet të fitoj vendin e titullarit nëpërmjet stërvitjes së përditshme. Dua të kem më shumë minuta dhe më shumë sukses. Është një klub unik me detyrimin për të fituar trofe dhe shpresoj që të vazhdojmë me suksese sezonin e ardhshëm”.