LAJMI I FUNDIT:

James ka marrëveshje me Unitedin, por klubet ende nuk janë pajtuar për çmimin

James ka marrëveshje me Unitedin, por klubet ende nuk janë pajtuar për çmimin

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez, dëshiron me çdo kusht që ta sigurojë transferimin te Manchester Unitedi.

Sipas Diario Gol, lojtari tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Djajtë e Kuq.


25-vjeçari është i vendosur të largohet nga Los Blancos këtë verë, ndërsa për shërbimet e tij kanë shprehur interesim disa klube.

Milani fuqishëm në garë për James Rodriguezin
Lexo po ashtu Milani fuqishëm në garë për James Rodriguezin

Milani ka dashur ta huazojë lojtarin me opsionin për ta blerë, mirëpo ai dëshiron të bashkohet me Jose Mourinhon.

Mirëpo, shuma që kërkon Florentino Perez (70 milionë euro) deri më tani është konsideruar e lartë nga krerët e Unitedit. /Telegrafi/