LAJMI I FUNDIT:

James dhe Pepe afër Interit

James dhe Pepe afër Interit

Sportitalia pretendon se Interi janë afër një transferimi të dyfishtë për yjet e Real Madridit, Pepe dhe James Rodriguez.

Sipas stacionit televiziv italian, Nerazzurët janë në negociata të avancuara për dyshen, megjithëse në rrethana shumë të ndryshme.


Interi ofron 70 milionë për dyshen, Roma i refuzon
Lexo po ashtu Interi ofron 70 milionë për dyshen, Roma i refuzon

Ka pasur tashmë raporte të shumta për një marrëveshje me Pepen, pasi mbrojtësi 34-vjeçar është jashtë kontratës këtë verë dhe do të ishte një agjent i lirë për të sjellë përvojë të vlefshme në San Siro.

James, nga ana tjetër, është nën kontratë deri në vitin 2020, por gjithnjë e më shumë i frustruar në mungesën e kohës së lojës nën Zinedine Zidane.

Manchester United ka qenë i lidhur ngushtë me një sulm për yllin kolumbian, i cili i mbush 26 vjet në korrik, por mund të heqë atë interes në favor të Antoine Griezmann të Atletico Madridit, përcjell Telegrafi.

Interi po e kërkon Danilon
Lexo po ashtu Interi po e kërkon Danilon

Real Madridi ka paguar 75 milionë euro për të marrë atë nga Monaco në vitin 2014, por ai ka luftuar për të përmbushur ato parashikime, këtë sezon duke kontribuar me 11 gola dhe 13 asistime në 33 ndeshje konkurruese.

Të dy, James dhe Pepe ndajnë të njëjtin agjent – Jorge Mendes dhe kjo mund t’i ndihmoj Interit pasi drejtuesit kinezë thuhet se kanë raporte të ngushta me portugezin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori