LAJMI I FUNDIT:

James Blunt nuk duron më, tregon kujt i kushtohet hit-balada “You’re Beautiful” (Video)

James Blunt nuk duron më, tregon kujt i kushtohet hit-balada “You’re Beautiful” (Video)

Nëse mendoni se “You’re Beautiful” është një këngë romantike dashurie, James Blunt ka disa sqarime për të bërë.

Balada e realizuar para 11 vitesh e bëri të famshëm këngëtarin britanik dhe është pëlqyer shumë nga të dashuruarit dhe madje është bërë kënga që çiftet e reja e shfrytëzojnë për vallëzimin e tyre të parë.


Mirëpo, Blunt ka treguar të vërtetën rreth kësaj kënge, e cila duket e errët dhe nuk ka të bëjë me atë që e kanë menduar fansat.

Para 11 vitesh muzika e tij pushtoi botën, sot njerëzit kujtojnë që James Blunt është taksist (Video)
Lexo po ashtu Para 11 vitesh muzika e tij pushtoi botën, sot njerëzit kujtojnë që James Blunt është taksist (Video)

“Të gjithë thonë: ‘Ah, ai është shumë romantik. E dua ‘You’re Beautiful’ si këngë time të martesës. Këta njerëz janë të ngatërruar’”.

“Të etiketojnë me gjëra të këtilla duke thënë: ‘Oh, James Blunt. A nuk është ai një romantik i butë? Në fakt, nuk jam”.

“‘You’re Beautiful’ nuk është këngë e butë romantike. Flet për një djalë që është aq shumë i droguar në një metro dhe bisedon me të dashurën e dikujt tjetër, kur i dashuri i saj është përpara tij, dhe atë duhet mbyllur apo duhet burgosur pasi është një lloj perversi”, ka rrëfyer Blunt për Huffington Post.

Nuk ka dyshim se fansat e tij dhe ata që e kanë pëlqyer këtë këngë nuk kanë pritur që tema e saj të ishte e këtillë, pasi ka pasur spekulime të shumta. Madje ka pasur edhe thashetheme se i kushtohej një vajze nga Kosova, duke qenë se Blunt ka qenë ushtar i KFOR-it britanik në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori