LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Kosova dhe rajoni të përfshihen në agjendën për siguri të BE-së

Jahjaga: Kosova dhe rajoni të përfshihen në agjendën për siguri të BE-së

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shihen si pjesë e zgjidhjes për sigurinë e Bashkimit Evropian.

“Ballkani Perëndimor është konsumuesi kryesor i sigurisë së BE-së. Tani, 30 vite që kur kemi përfituar nga angazhimi i jashtëzakonshëm në rajon, ne duhet të shihemi si diçka më shumë se një rast studimi; ne duhet të bëhemi pjesë e zgjidhjeve, veçanërisht në luftimin e të gjitha llojeve të ekstremizmit që po destabilizojnë rajonin dhe vende të tjera”, tha Jahjaga, transmeton Telegrafi.

Këto komente ajo i bëri në Tryezën e Rrumbullakët për Siguri në Evropë që u mbajt në Maltë. Tryeza e diskutimit u moderua nga Ambasadori Wolfgang Ishinger, ndërsa pjesëmarrëse ishin gra që janë të përfshira në proceset e bërjes së politikave për siguri në vende të ndryshme të BE-së.

Ish-presidentja Jahjaga tërhoqi vërejtjen për rrezikun që mund të ketë mungesa e unitetit politik të BE-së në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Përmirësimi i raporteve ndërmjet shteteve të rajonit, veçanërisht në mes të atyre që dikur ishin në luftë me njëri-tjetrin, duhet të bëhet përkushtim dhe kusht për anëtarësim në BE. Por, fatkeqësisht ideja për, siç quhet, Evropën “multi-speed” e që duket se po bëhet realitet në rajonin e Ballkanit mund të dëmtojë tmerrsisht shumë vendet më të vogla si Kosova në periudhën afatgjatë”, theksoi Jahjaga.

Tryeza u organizua nga Women in Parliaments (WIP) dhe Munich Security Council (MSC) nën patronatin e Qeverisë së Maltës në prag të Samitit për Siguri në Evropë 2017 nikoqire e të cilit do të jetë Presidenca Malteze e Këshillit të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori