LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga emëroi 22 prokurorë

Jahjaga emëroi 22 prokurorë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga emëroi të premten 22 prokurorë të prokurorive komunale dhe të qarkut, të cilët edhe dhanë betimin në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Presidentes.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.

Emërimi i prokurorëve u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-224, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 17 dhjetor 2012, të Këshillit Prokurorial të Kosovës. /Telegrafi/