LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Dita e të pagjeturve, kambanë për ndërgjegjen tonë

Jahjaga: Dita e të pagjeturve, kambanë për ndërgjegjen tonë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar sot shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur djemtë dhe bashkëshortin gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Sot vizitova Ferdonije Qerkezin në shtëpinë e saj muze në Gjakovë. Ferdonija tash e 16 vjet nuk ka marrë përgjigje për fatin e fëmijëve dhe bashkëshortit të saj. Ajo nuk është e vetmja nënë që çdo ditë duhet të përballet me këtë dhimbje”, shkruan Jahjaga, duke shtuar se në Kosovë ende nuk është zgjidhur çështja e të pagjeturve dhe deri sa kjo çështje të zgjidhet ne nuk mund të jemi të qetë, transmeton Koha.net.


Dita e të pagjeturve, sipas Jahjagës, duhet të shërbejë si kambanë për ndërgjegjen tonë si vend, që institucionalisht të shtojmë trysninë për zbardhjen e fatit të këtyre personave, në mënyrë që kjo dhimbje dhe agoni të marrë fund një herë e përgjithmonë.