LAJMI I FUNDIT:

Jaha Solar, ky emër inovacioni në fushën e energjisë

Jaha Solar, ky emër inovacioni në fushën e energjisë
-->

Ne “bombardohemi” çdo ditë nga artikuj dhe studime të ndryshme shkencore që ndotja e ajrit është duke arritur në një stad të shkaktimit të dëmeve të pakthyeshme për mjedisin.

Megjithatë, shumë vende të cilat janë në hovin e zhvillimeve teknologjike, përkundër përdorimit të lartë të lëndëve djegëse për prodhimin e energjisë elektrike po arrijnë që suksesshëm ta menaxhojnë situatën e ndotjes së ambientit.

Si shembuj suksesi konsiderohen India e cila ka investuar më shumë se 3.1 biliardë dollarë në panelet solare, por poashtu këtë sistem të njëjtë po e përshtasin dhe disa vende të Lindjes së Mesme, duke arritur që me sukses ta zëvendësojnë prodhimin e energjisë elektrike nga mbetjet fosile.

Nëse rikthehemi disa vite përpara, askush as nuk do ta parashikonte që panelet solare do të përbëjnë mbi 16% të prodhimit të energjisë elektrike në rang global, e aq më tepër që nga ky sistem i prodhimit të energjisë mund të hapen me mijëra vende pune. Rast konkret janë SHBA-të, ku në këtë fushë për çdo vit hapen 12 herë më shumë vende pune se në industritë e tjera.

Që prej shpikjes së tyre, efiçenca e paneleve solare është perfeksionuar aq shumë, saqë tanimë njerëzit përveç përftimeve të krijimit të energjisë elektrike nga rrezet e diellit, nuk janë ndotës të ambientit dhe për më shumë ata mund ta konservojnë energjinë e prodhuar nga këto panele solare për ta përdorur më pas sipas nevojave të tyre.

Në Kosovë është diskutuar në mënyrë të konsiderueshme për energjinë e pastër, mirëpo Jaha Solar është sipërmarrja e cila e solli këtë inovacion hovshëm, duke hapur fabrikën e parë në vendin tonë për prodhimin e paneleve solare me një kapacitet prej 200 MW – duke filluar nga viti 2017.

E përbërë nga një ekip profesional inxhinierësh nga fusha e energjetikës, makinerisë dhe teknologjisë, ku ambicia për të ofruar shërbim sa më profesional ka bërë që kjo sipërmarrje ti zgjerojë planet e veta edhe më tutje duke ofruar kështu panele solare të standardeve ndërkombëtare dhe të licencuara ndërkombëtarisht.

Të gjitha prodhimet e Jaha Solar janë aq të perfeksionuara duke u bërë kështu konkurrencë edhe prodhuesve më të njohur ndërkombëtar.

Duke marrë parasysh rrezatimin diellor në Kosovë dhe çmimet aktuale të energjisë elektrike, kthimi i investimit në sisteme solare në vendin tonë është mesatarisht 5 apo 6 vite, varësisht nga kategoria e konsumatorit.
Përderisa panelet diellore prodhojnë energji elektrike për 30 vite të garantuara.
Në Gjermani kthimi i investimit në sisteme solare është mesatarisht 9 vite, kundrejt rrezatimit diellor në Gjermani.

Nëse keni menduar që ta shndërroni ambientin tuaj në solar dhe ju duket e komplikuar, Jaha Solar bën këtë transformim në mënyrën më të thjeshtë dhe profesionale. /Telegrafi/