LAJMI I FUNDIT:

Jaguar XF bëhet me versionin Sportbrake

Jaguar XF bëhet me versionin Sportbrake

Pas prezantimit zyrtar të modelit XF Sportbrake, dizajnuesit dhe inxhinierët e Jaguar janë të bindur se në këtë moment kanë karavanin më të mirë në segmentin e mesëm, i cili do t’iu ofrohet blerësve evropianë, amerikanë dhe atyre në Kinë. Automobili për blerësit evropianë do të ofrohet në katër opsione dizel dhe një me motor benzinë.

Në ofertën bazë për dizel është motori 2.0 litra me katër cilindra i gjeneratës Ingenium me 163 kuaj fuqi. Konfigurimi 2.0 litra do të ketë katër cilindra me motorë që ofrojnë 180, përkatësisht 240 kuaj fuqi, ndërsa në krye të ofertës është edhe ajo për motorin 3.0 litra V6 me 300 kuaj fuqi.


Tash për tash motori i vetëm benzinë në ofertë është ai 2.0 litra me katër cilindra, i cili me asistencën e turbo-mbushësit ofron 250 kuaj fuqi.

Bartja e fuqisë bëhet përmes ndërruesit automatik prej tetë shpejtësive. Për blerësit amerikanë do të ofrohet edhe motori 3.0 litra V6 që siguron 380 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Blerësit do të mund të zgjedhin një nga pesë pakot e ofruara të pajisjeve Pure, Prestige, Portfolio, R-Sport dhe S, ndërsa çmimi i versionit bazë do të jetë 41.462 euro.

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Auto
Kalo në kategori