LAJMI I FUNDIT:

Ja si të harroni një histori të gabuar dashurie në dhjetë hapa

Ja si të harroni një histori të gabuar dashurie në dhjetë hapa

Më poshtë do të njiheni me hapat e duhur për t’u çliruar nga një e kaluar e gabuar ose nga një histori dashurie me vuajtje. Është koha të ndiqni rrugën tuaj për të gjetur lumturinë

Ja se si mund ta harroni një histori të gabuar dhe t’ia rinisni më së miri pas fundit të një dashurie.

Qani
Kur zemra thyhet duhet treguar durim dhe dashuri: kohë për të marrë veten dhe për t’u marrë me veten në kuptimin e plotë të fjalës. Por kujdes! Lotët mos i derdhni para atij ose asaj.

Ndajeni dhimbjen tuaj
Flini për të, por jo me të gjithë, kuptohet: personat e duhur janë ata të cilët janë të aftë të dëgjojnë me objektivitet dhe të përgjigjen edhe në raste të pakëndshme. Jini gati të dëgjoni edhe ato që nuk do të donit t’i dëgjonit.

Merrni përgjegjësinë
Një marrëdhënie krijohet nga dy persona: kjo nuk do të thotë që ta fajësoni veten, por përkundrazi, të bëheni një person më i lirë falë ndërgjegjes suaj. Merrni përgjegjësinë që ta shihni situatën me qartësi.

Mësoni nga gabimet
Është e rëndësishme që t’i kujtoni gabimet që keni bërë gjatë marrëdhënies suaj dashurore dhe t’i kuptoni ato, për të mos i bërë më. Madje, ju sugjerohet që të shkruani një listë të të gjitha atyre gjërave, të cilat nuk do t’i dëshironi më nga një raport.

Lëvizni
Bërja e aktiviteteve fizike vë në lëvizje trupin dhe…mendjen! Kjo gjë përveçse ndikon në prodhimin e endorfinës, ju ndihmon të luftoni momentet e depresionit dhe të gjeni humorin e mirë. Ndërkohë që ky do të jetë një plus më shumë për të bërë takime të reja.

sea-758165_960_720

Mësoni
Përdorni gjithë mendjen dhe shpirtin tuaj për të marrë leksione të denja nga jeta që keni jetuar dhe në këtë rast nga një marrëdhënie dashurie e gabuar. Ëndrrat me sy hapur do t’ju ndihmojnë të qartësoheni nga mendimet, ndërsa do t’ju bëjnë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga dashuria!

Argëtohuni
Dilni me shoqërinë, bëni blerje, ndiqni ndonjë kurs, shkoni në plazh. Ndërkohë, mos harroni kohën që mund ta shfrytëzoni vetëm për veten tuaj, shkruan Shqip. Bëni një banjë të mirë, shkoni në një qendër estetike-relaksuese, lexoni, shihni ndonjë film komik etj.

Eliminoni!
Më në fund do të jeni gati që të eliminoni përfundimisht prezencën e ish-it tuaj. Objektet e shtëpisë duhet t’ju japin pozitivitet, sepse nuk ja vlen që ato t’i lidhni me emocionet e së shkuarës. Pastroni shtëpinë, sistemojeni ndryshe. Hiqni nga “Facebook” të gjitha fotot me të.

Merrni frymë thellë
Eksperimentoni sporte dhe hobe të reja për të kaluar kohën. Merrni frymë thellë vazhdimisht. Përkëdheleni veten tuaj me çfarëdo lloj gjëje që ju kënaq. Gatuani gjëra të mira edhe pse jeni vetëm dhe filloni të shijoni anën më të bukur të vetmisë.

Pranoni
Nëse jeni ndarë një arsye ekziston. Ndaj, pavarësisht se vendimi është marrë nga ju ose ai/ajo, pranoni realitetin. Përpara keni jetën tuaj. Bëjeni atë më të bukur! /Telegrafi/