LAJMI I FUNDIT:

Përse të dashurit tuaj patjetër duhet t’i tregoni çdo gjë për ish-partnerët

Përse të dashurit tuaj patjetër duhet t’i tregoni çdo gjë për ish-partnerët

Edhe pse djemtë më shumë do të dëshironin të ishin të parët, e kaluara nuk mund të shlyhet

Mirëpo, megjithatë për të vazhduar lidhjen tutje, dhe për të pasur të ardhme të sigurt me të dashurin e ri, patjetër duhet të ballafaqohemi me gjërat të cilat kanë ndodhur në të kaluarën, në të cilat përfshihen edhe informacionet për ish-partnerët.


E dimë që tema për ish-partnerin nuk është edhe aq e këndshme për t’u biseduar, mirëpo kështu mund t’i kontribuohet afërsisë suaj më të mirë. Ja në ç’mënyrë.

Mësimi nga gabimet

Përse jeni ndarë? Kush me kë? Kur ka filluar të përkeqësohet marrëdhënia? Përgjigjet këtyre pyetjeve do të jenë leksione të shkëlqyeshme për të dy partnerët, transmeton Telegrafi.

Eliminimi i situatave të pakëndshme

E dini si, kur dikush në shoqëri përmend ish-partnerin tuaj, ndërkaq ai nuk ka haber për kë bëhet fjalë. Apo edhe më keq, kur bashkë papritmas takoni njëri-tjetrin. Dhe derisa për ju kjo do të jetë përvojë e pakëndshme, për atë do të jetë situatë edhe më e pakëndshme.

Do të bëheni më të lidhur me njëri-tjetrin

Është fakt shkencor që njerëzit të cilët ndihen mirë të lidhur me njerëzit e tjerë, kur me të ndajnë përjetimet personale.

Më shumë mirëkuptim

Disa ish-lidhje janë më traumatike se të tjerat. Dhe nëse përvojat e tilla i ndani me partnerin aktual, ai do të ketë mundësi më mirë t’i kuptojë disa gjëra të tjera në jetën tuaj, posaçërisht ato me të cilat akoma keni vështirësi. /Telegrafi/