LAJMI I FUNDIT:

Ja përse keni dhimbje stomaku pasi keni ngrënë

Ja përse keni dhimbje stomaku pasi keni ngrënë

Dhimbja e stomakut pas të ngrënit mund të ndodhë për një sërë arsyesh të tilla si, dispepsi, ulçerat, gastriti si dhe probleme të tjera.

Ka shumë njerëz që vuajnë nga dhimbjet e stomakut pasi konsumojnë një vakt, por për fat të mirë ka plot ilaçe natyrore që mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve.


Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se në shumë raste, dhimbjet e stomakut duhet të kontrollohen nga mjeku juaj.

Dispepsia mund të shkaktojë dhimbje stomaku pas konsumimit të ushqimeve të caktuara, sidomos ushqime të yndyrshme ose ushqime kalorike.

Dr. William Blahd thotë se dispepsia mund të shkaktojë djegie në stomak, fryrje, apo shije acidi në gojë.

Për lehtësimin e dispepsisë përpiquni të përtypni ushqimin ngadalë dhe pini lëngje pas ngrënies, jo gjatë  ngrënies. Gjithashtu, stresi mund të ju bëjë më të prirur për t’u prekur nga dispepsia.

Dhimbjet e stomakut mund t’i lehtësoni duke përdorur xhenxhefil. Xhenxhefili është një nga përbërësit më të mirë për të ndihmuar me tretjen e ushqimit. Ju mund të bëni çaj xhenxhefili me një copë rrënjë xhenxhefili dhe një gotë me ujë të vluar, duke i përzier së bashku për 10 minuta. E mbani gotën të mbuluar dhe e pini këtë çaj rreth 20 minuta para ngrënies. /Kosovapress

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori