Të rrallë janë ata që flenë vetëm në një pozë, mirëpo gjithsecili ka pozën e vet më të preferuar në të cilën e kalon pjesën më të madhe të natës.
Mjekja Janet Kennedy zbulon se cila pozë është më e mira, cila më e keqja, transmeton Telegrafi.
Dr. Janet Kennedy ka zbuluar pasojat e pozitave në të cilat flenë njerëzit – në shpinë, në krah dhe në bark.
Ajo thotë që pikërisht fjetja në bark është varianti më i keq, sepse krijon shtypje të pakëndshme në qafë dhe shpinë.
Fjetja në bark bën presion shtesë në nyja dhe muskujt, gjë që mund të shkaktojë dhimbje, ndjesi therje gjilpërash dhe mpirje të gjymtyrëve.
Mund ndihmojë vënia e jastëkut nën kokë, mirëpo kjo nuk është poza e dëshirueshme për të fjetur.
Kennedy shton se për boshtin kurrizor më së miri është fjetja në shpinë, mirëpo kjo pozë shton shanset për gërhitje dhe, nëse keni probleme me të, – mos flini në shpinë.
Fjetja në shpinë nxit qarkullimin e gjakut në tru. Shpina, qafa dhe supet janë në një pozicion neutral, dhe në këtë mënyrë do ta zvogëloni mundësinë e shfaqjes së dhimbjes së shpinës.
Përfundimisht pozën më të mirë kjo mjeke e ka veçuar – fjetja në krah.
Në këtë pozë kanalet e frymëmarrjes janë të hapura, andaj kjo pozitë është zgjedhja më e mirë për njerëzit të cilët kanë apne (pengesa në frymëmarrje në gjumë) dhe ata të cilët gërhasin.
Kjo pozë mund të jetë problem edhe për boshtin kurrizor, mirëpo kjo mund të zgjidhet me vënien e jastëkut midis gjunjëve, në mënyrë që boshti kurrizor të qëndrojë drejt.
Personat të cilët flenë në krah nuk kanë arsye të shqetësohen, veçanërisht nëse flenë në krahun e majtë.
Mënyra më e mirë është që të përpiqeni të flini në një pozitë të caktuar, sepse do ta mësoni ngadalë trupin me pozitën e re të gjumit, dhe pas një kohe ajo do të bëhet një pozitë në të cilën do ta kaloni pjesën më të madhe të natës.
Për fat të keq, ne nuk mund ta kontrollojmë pozitën në të cilën flemë, por mund ta fusim gradualisht në rutinën tonë të gjumit një pozitë të caktuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert