LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë uji pinë në Vushtrri (Video)

Ja çfarë uji pinë në Vushtrri (Video)

Në këtë kohë vape kur njerëzit kanë më shumë nevojë për ujë, duket se për vushtrriasit ky është vetëm “luks”. Pavarësisht se në Vushtrri e kanë përuruar para pak kohe fabrikën e re të ujit me vlerë mbi 5 milionë euro, assesi banoret e kësaj qyteze nuk po mund të stabilizohen me ujë të pijshëm

Një banorë nga Vushtrria ka publikuar një video, ku shihet duke dalë nga çezma ujë me ngjyrë kafe.


Madje ky vushtrrias ka ironizuar më këtë fakt. “Ndërkohë ujësjellësi në Vushtrri – nuk është edhe aq keq ka ngjyrë kafeje”, ka shkruar banori mbi videon e shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

“Përkufizimi i vetëm i drejtë i kësaj është TMERR”. /Telegrafi/