LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të bëni që buzëkuqi të mos lërë gjurmë

Çfarë të bëni që buzëkuqi të mos lërë gjurmë

Buzëkuqi kaherë i ka bërë të famshme Marilyn Monronë dhe Elizabeth Taylorin, por ai edhe sot “jeton” famën e vet

Edhe pse është shumë i efektshëm, shumica e vajzave shmangin, sepse i nevrikos që e shohin në çdo gjë që prekin.

Është e vërtetë që lë gjurmë në dhëmbë dhe gotë, mund edhe të njollosë edhe gardërobën tuaj apo dikë që i jeni afruar, ndërkaq kur putheni duhet të jeni të kujdesshme, sepse do të lyeni edhe veten edhe të tjerët.

Mirëpo, ekziston mënyra e thjeshtë që gjitha këto t’i shmangni, transmeton Telegrafi.

Sapo të vini buzëkuqin, sipër buzëve vëreni një shtresë të hollë fasolete të letrës, pastaj qitni pluhur pudre.

Lini një minutë të qëndrojë, pastaj hiqni lehtë fasoletën.

Buzëkuqi do të jetë i “çimentuar”, nuk do të krijojë njolla dhe do të bëhet i bukur dhe i dukshëm. /Telegrafi/