LAJMI I FUNDIT:

Izraeliti i ndalur në Rinas me pajisje përgjuese, përmendet në skandalin “Panama Papers”

Izraeliti i ndalur në Rinas me pajisje përgjuese, përmendet në skandalin “Panama Papers”

Zbulohet identiteti i shtetasit izraelit që u ndalua në aeroportin e Rinasit me një pajisje të dyshuar përgjuese. Ai është Yoram Frig, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në skandalin e ‘Panama Papers’, pasi kishte llogari në Qipro. Yoram Frig nga të dhënat e para mësohet se ka dy kompani investigimi.

Izraeliti u ndalua gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit me një pajisje kompjuterike. Pas dyshimeve se ishte pajisje përgjimi, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për sqarimin e kësaj situate, raporton shqiptarja.com.


Ai aktualisht ndodhet në komisariatin e policisë së Rinasit, së bashku me pajisjen e cila alarmoi efektivët e policisë.

Prokurori dyshon për lidhje midis izraelitit të ndaluar në Rinas dhe një biznesmeni shqiptar shumë të njohur. Por, deri tani burimet nuk japim më shumë detaje.

Ndërkohë, procedimi penal është regjistruar nga Prokuroria kryesisht për veprat penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike dhe shpërdorim detyre”.

Në terren oficerët e policisë gjyqësore janë duke kryer verifikimi dhe kanë vendosur të kalojnë për ekspertim pajisjen kompjuterike. Kjo pajisje sqaruan burimet nga prokuroria do të ekspertohet në qoftë se është përdorur apo jo për përgjim dhe nëse ka apo jo aftësi të tilla.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori