LAJMI I FUNDIT:

Izraeli: Irani po ndërton fabrikë për prodhimin e raketave në Siri

Izraeli: Irani po ndërton fabrikë për prodhimin e raketave në Siri
This undated picture released on October 11, 2015 by the Iranian Defence Ministry on their website reportedly shows the launch of an Imad missile during tests at an undisclosed location in Iran. Iran announced it had successfully tested the new domestically produced long-range Imad missile, which it said was the first that could be guided all the way to targets. AFP PHOTO/HO/IRANIAN DEFENCE MINISTRY == RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / HO / IRANIAN DEFENCE MINISTRY" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS ==

Mediat izraelite janë duke raportuar se Irani është duke ndërtuar një fabrikë në veriperëndim të Sirisë për prodhimin e raketave me rreze të gjatë.

Në raport shihen fotografi nga sateliti, në të cilat shihet një vend në ndërtim e sipër në veripërendim të Sirisë, i cili mund të përdoret për prodhimin e armëve.


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kohën e fundit ka paralajmëruar se Irani është duke rritur prezencën e tij në Siri.

Netanyahu ka thënë gjatë një fjalimi javën e kaluar se Izraeli e kundërshton një hap të tillë të Iranit dhe do të bëjë gjithçka për të mbrojtur sigurinë e vendit të tij.

Irani nuk e ka komentuar zyrtarisht një gjë të tillë.

Në raportin e televizionit Kanali i Dytë i Izraelit, shihen pamje nga një satelit izraelit, të objektit i cili është duke u ndërtuar dhe ka ngjashmëri të madhe me një fabrikë të raketave në Teheran.

Shqetësimet ne rritje nga Izraeli rreth krijimit të një prezence ushtarake afatgjatë në Siri dhe Libi, janë vënë në dukje nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cila ka thënë gjatë këtij viti, se nuk do të pranojë ndonjë marrëveshje paqësore në Siri, e cila i lejon Iranit, prezencë ushtarake në këtë vend.

Bazuar në raportet e mediumeve amerikane, thuhet se gjatë kësaj jave, zyrtarë të Inteligjencës së Izraelit do të diskutojnë me homologët amerikanë për situatën në Siri dhe Libi, në një vizite në Uashington.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori