0Shares

Eksportet e materialeve ushtarake izraelite janë rritur me 20 për qind në vitin 2012 për të arritur në shtatë miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, cituar sot nga e përditshmja ''Haaretz''.

Kjo rritje e ndjeshme, pavarësisht recesionit ekonomik botëror, është ndjerë gjithashtu në tregjet amerikane, evropiane dhe juglindjen aziatike, dhe Amerikën Latine.

Performanca e regjistruar vitin e kaluar është influencuar ndjeshëm nga komanda, për afro një miliard dollarë, 30 aeroplanë manovrash të tipit M-346, eksportuar në Itali.

E përditshmja kujton gjithashtu se eksportet e armëve kanë pasur ndryshime të mëdha nga njëri vit në tjetrin.

Pika e fundit kulmore prej shtatë miliardë dollarësh u arrit në vitin 2009-2010 duke i mundësuar shtetit hebre të renditet mes 4-6 prodhuesve më të rëndësishëm të armëve në botë. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)