LAJMI I FUNDIT:

Izik, rival i Google për kërkime nga tabletët!

Izik, rival i Google për kërkime nga tabletët!

Krijuesit e motorit të kërkimit, Blekko, besojnë se kanë ndërtuar një alternativë serioze të kërkimit ndaj Google, por gjithnjë duke qenë edhe realist për projektin e tyre.

Ata e dinë se motori i tyre dy-vjeçar i kërkimit në internet kurrë nuk do të mund të zëvendësojë Google si adresën më të famshme për të shfletuar internetin nga laptopët dhe kompjuterët personal.

Por shfletimi i uebfaqeve nga tabletët është një çështje tjetër, e cila ka krijuar mundësi që Blekko shpreson t’i shfrytëzojë përmes një produkti të ri të quajtur Izik – një motor kërkimi i projektuar veçanërisht për iPad të Apple dhe tabletët tjerë që bazohen në Google Android.

Duke u munduar të krijojë për format më vizual për tabletë, Izik shfaq rezultatet e kërkimit në rreshtat e kapsulave të informacionit të cilat shumë lehtë mund të përshkohen me një prekje të gishtit.

Përdoruesit duhet të shfletojnë vertikalisht për të parë kategoritë e ndryshme të lidhura me një kërkim. Ndërsa, shfletimi horizontalisht shfaq më shumë kapsula brenda secilës kategori, të cilat ndryshojnë varësisht prej kërkesës.

Izik, emri i të cilit është marrë prej shkencëtarit Isak Njuton, debutoi të premten me lansimin e aplikacioneve falas për tabletët si iPad dhe ata Android. / Telegrafi /