LAJMI I FUNDIT:

Izet Curi dhe bota e një modelisti të veçantë!

Izet Curi dhe bota e një modelisti të veçantë!

Izet Curi i përket ekspertëve më të mëdhenj të modës franceze dhe një prej më modestëve!

Intervistoi: Selam Hajrizi

Krijimtarinë e tij, Curi e vlerëson si një kombinim i stilit modest dhe avangardë, ndërsa përkundër sukseseve të mëdha dhe çmimeve të fituara, ai veten e konsideron vetëm si një zanatçi. Si stilist mode ka bashkëpunuar për shtëpitë e ndryshme të modelistëve më të mëdhenj francez, si Hermes, Thierry Mugler, Azzedine Alaia, Christian Lacroix, Chanel, Chloe ….
Por, si ishte karriera e tij dhe si u zhvillua ajo?

Emri i juaj nuk është i njohur aq tek publiku, kurse ju i keni veshur shumë yje dhe keni punuar me emra të mëdhenj të “Haute Couture’’. Cila ka qenë rruga e Izet Currit për të mbërritur tek përfaqësimi dinjitoz i stilimeve të tij në Evropë?
Kam filluar modën, herët në Ish-Jugosllavi në moshën 13 vjeçare, me influencën e nënës sime. E pata humbur babën. Ajo dëshironte që vëllezërit e mi dhe unë që së shpejti të fillojmë të punojmë pa humbur shumë kohën. Në atë kohë shkonim në shkollë vetëm një pjesë të ditës…kam pasur kohë të lirë gjatë pjesës tjetër të ditës dhe nuk vinte në konsiderim që të humbnim tërë kohën e lirë nëpër rrugë. Profesioni im, pra, do të ishte rrobaqepës. U pajtova me nënën time që të shkoj tek rrobaqepësi më i mirë i qytetit, në Shkup. Ai ka pasur një makinë, gjë që do të thoshte tejet shumë në atë kohë. Makina befasonte gjithkënd! Mora kënaqësi tek qepja e rrobave, për të shkuar në shkollë të mesme deri sa ta hapi një butik. Emri im është përfolur kur fillova të vishja rokerët. Kisha idenë që të udhëtoja për Paris, në vendin e modës, në moshën 21 vjeçe.

…për të punuar menjëherë tek Hermes?
Është dashur që të përballem me vështirësitë që të gjeja mbi kokë një kulm shtëpie! Kam harxhuar të gjitha paratë tek librat dhe rruga. Në hotelin ku isha, nuk kisha para të paguaja. Ma morën pasaportën dhe valixhen, por nuk tregova që isha rrobaqepës, sepse kisha mundësi për të gjetur punë. Kam shkuar te një atelie që bënin pantallona, ama nuk shkonte aq. Por, kam gjetur punë tek një mbikëqyrës i Hermes, për të bërë një model të parë. Kur ekipi i Hermes e ka parë në sy, më kanë pyetur se kush e kishte bërë atë. Duhet të them që mjeshtri im që më kishte dhëna zanatin, ishte një perfeksionist i çmendur. Ne mundoheshim të bënim çdo lloj mode, me një përkujdes të posaçëm. Hermes, ka propozuar të më punësojë. Nuk flisja frëngjisht dhe nuk kisha me vete dokumentet e mia… Shtëpia e modës gjeti një përkthyes, pagoi hotelin, mori pasaportën time dhe më siguroi një apartament. Janë përkujdesur për çdo gjë!

Bashkëpunimi ka zgjatur disa vite…para se të takoheni me Thiery Mugler?
Kam takuar Thierry Mugler me një festë të Saint-Chaterine, organizuar nga Hermes. Dilte nga shkolla ESMOD dhe së shpejti më ka bindur të punojë me të. E krahasonin të çmendur në atë kohë! Vizatimet e tij tejkalonin imagjinatat e mia.
Hermes dëshironte të më mbante, me çfarëdo çmimi, mirëpo unë preferoja Thierry Mugler.

Me çfarë iu impresiononte Thierry Mugler?
Mbas Christian Dior, gjatë viteve 50-ta, Thierry Mugler është ai që ka bërë revolucion në botën e modës duke shtyrë një lëvizje “New Look”, me një afërsi-guardiste dhe një nënshkrim mirënjohës nga të gjithë. Si i ri ka guxuar të strukturonte veshjen, duke qenë i lirë dhe duke mbetur rigoroz.

Keni bashkëpunuar 12 vite së bashku. Mandej vjen takimi me Azzedine Alaia?
Ai ndihmonte Thierry Mugler për koleksionet e tij. Ai ishte një njeri i talentuar, mësuesi im i dytë. Pas një mosmarrëveshje, drejtoresha më ka propozuar të ndihmojë Azzedine Alaia dhe unë pranova menjëherë. Bashkëpunimi ynë nuk është ndërprerë më kurrë. Azzedine Alaia befason gjithnjë me mënyrën e veshjeve të rrobave.

E mbani mend cilët kanë qenë klientët tuaj të parë?
Sigurisht. Prej emrave të njohur së pari ka qenë një aktore e madhe Maria Felix, pastaj, Gerard Depardieu; Richard Gere, Isabela Agjani, Kirk Douglas, Michael Douglas, Sean Connery, Christopher Lambert etj. Edhepse ka qenë një punë shumë atraktive, unë s’kam pasur industri prapa vetës që të shfrytëzoja emrat e tyre.
“Të gjithë ata janë klientë të mi me vite, ashtu që mendoj se janë të kënaqur me mua dhe unë jam i lumtur me besimin e tyre. Veç tjerash, ata nuk kanë kërkesa të veçanta… Është e vërtetë, Depardieu di të më thotë: ‘Plako, jam trashur paksa, bën diçka që kjo të mos shihet, fshihma barkun. Ndërsa Connery vetëm thotë: ‘Mjeshtër, bën ç’të duash…’”, tregon kreatori parisien, i cili ka pranuar se për Isabelle Adjani dizajnon kreacionet më të shtrenjta.

Çfarë është stilimi për ju. Sa rëndësi ka ai në jetën tuaj, kur bëhet fjalë për krijimtarinë dhe personalitetin?
Kur kam shkuar në Francë, nuk kam ditur ta dalloja avangardizmin, klasicizmin, minimalizmin. Unë i kam dhënë rëndësi kulturave të vjetra. Me çfarë perdeje jam rritur unë? Unë gjithmonë punoj me ngjyrat e kuqe si tjegullat (qerpiçi). Unë jam ushqye me këtë ngjyrë. Kur dikush e sheh një model timin, lehtë është ta dallosh.

E imagjinojmë lehtë punën e stilistit, duke vizatuar një veshje në letër apo përmes kompjuterit. Si shpjegohet puna e modelistit?
Në Houte Couture, modelisti luan një rol të domosdoshëm. Ai bën gati vizatimet e stilistit dhe i shndërron në veshje. Duhet patur kualitete humane për të udhëhequr të tjerët në atelie. Është mëkat që shkollat e modës janë të bazuara më shumë tek stilizmi dhe ju kushtojnë shumë pak orë praktikës dhe modelizmit. Edhe për një stilist, kisha rekomanduar të përdorë modelizmin dhe mbështjelljen e manekinit. Për mua një stilist që nuk e bën mbështjelljen e manekinit, është sikur një kompozitor muzike i cili bënë muzikë për një instrument që nuk e njeh.

Bota e modës po përjeton shumë ritmin e Azisë. Tregu po zhvillohet, po lokalizohet prodhimi dhe formacionet…
Dituria dhe tradita e veshjes ka mbetur dhe duhet kultivohet në perëndim. Më kanë propozuar të shkojë në Kinë, në Indi dhe, vërtet, nuk më ka interesuar, kam preferuar të rri në Paris dhe të zhvilloj një shkollë mode në Kosovë (Design Factory nga viti 2005) me përkrahjen e Komisionit Evropian. Për një artizanat, shumë është e vlershme të transmetohet dituria tek rinia, te kalojë tek gjeneratat e reja. Ushqehem me këto takime, është pothuajse spirituale. Një ndër kënaqësitë e mija personale në Kosovë, është se p.sh., të gjithë nxënësit e mi gjejnë punë, sepse ka gjithnjë punë për njerëzit me një dituri e talent krijues. Në lajmet televizive në Francë, kam dëgjuar rrëfimin e një kompanie mode e specializuar në Marinë e cila propozonte punë, por nuk arrinte të gjente rrobaqepës dhe modelist, sepse njerëzit nuk ishin të specializuar!

Curri, gjatë muajit qershor dhe korrik kishte angazhuar një punëtori edukative në Paris, ku morën pjesë më shumë se njëqind dizenjatorë profesionistë, ose studentë nga shkolla të ndryshme mode. Punëtoria, nën organizimin e Federatës së Modës (Fashion Federation Paris), institucion i modës, u mundëson studentëve dhe shkollave të modës të akreditohen në nivel ndërkombëtarë dhe të njihet dhe të pranohet niveli i tyre nga profesionistë të modës dhe shtëpive të tyre krijuese. Këtë vit në punëtori morën pjesë për herë të parë dizajnerët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Me kreacionet e tij krejt individuale, ai e ka konfirmuar faktin se rrobaqepësia është një punë krijuese që duhet, dhe merr nën konsiderim pothuajse të njëjtat kritere bazë mbi të cilat fillon piktura dhe të gjitha aktivitetet tjera artistike.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori