LAJMI I FUNDIT:

Ivanka Trump do të ketë zyrë në Shtëpinë e Bardhë

Ivanka Trump do të ketë zyrë në Shtëpinë e Bardhë

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka do të ketë një zyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim pranë administratës, i cili ka saktësuar se vajza nuk do të ketë një titull zyrtar dhe asnjë rrogë përgjatë kohës që do të punojë në atë që njihet si Krahu Perëndimor.


Burimi konfirmoi gjithashtu të dhënat e publikuara më herët në media se 35-vjeçarja do të ketë akses në informacione të klasifikuara.

Roli i saj do të jetë t’i shërbejë Donald Trump, të jetë sytë dhe veshët e tij, si dhe t’i ofrojë këshillat e saj, është cituar avokati i vajzës nga “Politico”.

Ivanka, që njëkohësisht ka edhe një linjë të sajën të modës, do t’i bashkohet kështu bashkëshortit të saj Jared Kushner, që është këshilltar i presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Influenca që mund të ketë çifti tek kryetari i shtetit më të fuqishëm në botë ka ngritur pikëpyetje për konflikt të mundshëm interesi.

Gjithashtu çështja ka shkaktuar debate për përfitime të mundshme të bizneseve të Trump gjatë presidencës së tij, përcjell tch.

Që kur miliarderi njujorkez mori detyrën në janar, Ivanka është parë të jetë e pranishme në takimet e të atit me liderët botërorë, përfshirë kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kancelaren gjermane Merkel, kryeministrin japonez Shinzo Abe, etj.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori