LAJMI I FUNDIT:

Ivanka thotë në Berlin se baba i saj është mbrojtës i grave, ndërsa të pranishmëve nuk u pëlqen ajo që thotë

Ivanka thotë në Berlin se baba i saj është mbrojtës i grave, ndërsa të pranishmëve nuk u pëlqen ajo që thotë

Në vizitën e saj të parë përtej oqeanit si vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump u përpoq të mbronte sjelljen e të atit kundrejt grave. Por kjo nuk u ka pëlqyer aspak pjesëmarrëseve në samitin e G20 kushtuar grave në Berlin.

Ajo që konsiderohet si “Zonja e vërtetë e Parë” amerikane po merrte pjesë në një panel diskutimi mbi sipërmarrëset femra krah kancelares Angela Merkel dhe shefes së FMN-së Christine Lagarde. Por audienca shpërtheu në pasthirrma pakënaqësie, kur më e preferuara e fëmijëve të Trumpit nuk ia kurseu vlerësimet të atit.


Kreu i Shtëpisë së Bardhë është kritikuar shpesh për sjelljen e tij ndaj grave, veçanërisht pas publikimit të një videoje gjatë fushatës elektorale, ku ai dëgjohej duke bërë deklarata aspak të hijshme ndaj seksit tjetër, transmeton Top Channel.

Berlini pret gratë më të fuqishme në botë, vëmendje e veçantë i kushtohet Ivanka Trumpit (Foto)
Lexo po ashtu Berlini pret gratë më të fuqishme në botë, vëmendje e veçantë i kushtohet Ivanka Trumpit (Foto)

Por, Ivanka, e cila është gjithashtu këshilltare e numrit një të Uashingtonit, tha se as ajo, e as mijëra gratë që kishte punësuar i ati gjatë viteve, nuk e njihnin njeriun që kishin kritikuar mediet.

“Jam shumë krenare për babanë tim. Prej kohësh ai ka qenë një mbrojtës i flaktë i grave e familjeve dhe është përpjekur të mundësojë zhvillimin e tyre”, ka deklaruar Ivanka Trump.

Roli i Ivankas në Shtëpinë e Bardhë mbetet ende i paqartë. Në muajin mars u njoftua se 35-vjeçarja, e cila iu bashkua bizneseve të të atit pas diplomimit, do të mbante postin e këshilltares pa pagesë. Ajo dhe bashkëshorti Jared Kushner konsiderohen si tepër ndikues.

Gazeta gjermane Berliner Zeitung raporton se zyrtarët shpresonin që vajza e presidentit, e ftuar në Berlin nga Merkel, do t’i përcillte një imazh pozitiv të Gjermanisë babait të saj, pas vizitës së shkurtër në këtë vend.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori