LAJMI I FUNDIT:

Ivan Balliu, katalanasi që e do me çdo kusht Kombëtaren shqiptare (Foto/Video)

Ivan Balliu, katalanasi që e do me çdo kusht Kombëtaren shqiptare (Foto/Video)

Ju prezantojmë me Ivan Balliun, mbrojtësin me origjinë shqiptare lindur në Katalonjë, i cili ëndërron të bëhet pjesë e Kombëtares kuqezi në të ardhmen e afërt.

Ivani ka lindur më 1 janar 1992 në Kaldes de Malaveja, provincë e Katalonjës, nga baba shqiptar dhe nënë spanjolle me mbiemër Kampeni.

Në një intervistë për “Transfermarkt.de”, 24-vjeçari thotë se nuk di shumë rreth origjinës së tij.

“Nuk di shumë, di vetëm që paraardhësit e mi erdhën në Spanjë. Im atë është përpjekur të gjejë regjistrin e familjes, por unë nuk kam shumë informacion”, thotë futbollisti që aktivizohet me Metzin në Ligën 1 franceze.

barcelona-1
Shqiptari që u rrit në akademinë e Barcelonës

Balliu luan si mbrojtës i majtë, por mund të bëjë mirë edhe në krahun tjetër të prapavijës. Ai mund të jetë një alternativë e çmuar për Kombëtaren e Shqipërisë, për të cilën thotë se e ka ëndërr ta përfaqësojë. Madje ai pranon se është në bisedime me FSHF-në që kjo të realizohet sa më shpejt.

“Agjenti im është në kontakte me Federatën Shqiptare të Futbollit për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se i kam dëshmuar cilësitë në karrierën time dhe dua të bëj të njëjtën gjë edhe me ekipin kombëtar”, deklaron lojtari.

Shqiptarët duartrokitën Iniestan, ky është mesazhi i tij për ta (Video)
Lexo po ashtu Shqiptarët duartrokitën Iniestan, ky është mesazhi i tij për ta (Video)

Ai tregon se e ndoqi ndeshjen e 9 tetorit mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe e vlerëson ekipin kuqezi. “E pashë ndeshjen kundër Spanjës. Mendoj se Shqipëria ka një ekip të mirë, që luan futboll të rrezikshëm në kundërsulm. Nuk bëra tifo për asnjërën skuadër, pasi thjesht e shijova ndeshjen”, pohon mbrojtësi.

barcelona-3
Djaloshi tani pjesë e Metzit në Francë

Në verën e 2013-s futbollisti që ka luajtur tri ndeshje me Spanjën U-16 (ka shënuar një gol) dhe po kaq me atë U-17, vendosi të lërë Katalonjën në kërkim të një aventure të re. Ai iu bashkua Aroukas, ekip i ligës së parë portugeze, ku luajti për dy sezone. Aty Balliu fitoi menjëherë vendin e titullarit dhe luajt rregullisht për dy sezonet që pasuan.

Në korrik të vitit 2015, Ivani vendosi të ndryshojë sërish mjedis. Destinacioni i radhës ishte Metzi, që asokohe luante në Ligën 2 të Francës.

Falë një sezoni të shkëlqyer skuadra u ngjit në nivelin elitar dhe aktualisht renditet në vendin e 11-të. Pas një fillimi të vështirë të sezonit për shkak të një dëmtimi, Balliu tani e ka fituar vendin e titullarit dhe në gjashtë ndeshje që është aktivizuar (pesë me minutazh të plotë), ka dhenë një asist.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori