LAJMI I FUNDIT:

Italia bën gati ligjin që në Serie A të kthehen yje si Messi e Ronaldo, faji është edhe i Anglisë

Italia bën gati ligjin që në Serie A të kthehen yje si Messi e Ronaldo, faji është edhe i Anglisë

Nëntorin e kaluar, presidenti i kompanisë së njohur Pirelli dhe ish-drejtori i Interit, Marco Tronchetti Provera, pati thënë se tek Interi do të donte ta shihte Leo Messin.

Shumë e quajtën këtë si një ëndërr të parealizueshme, por kujtojmë që më parë kishte pasur transferime të tilla bombastike në Itali, kur Ronaldo Fenomeni kaloi nga Barcelona tek Interi për një shumë rekod asokohe, prej 28 milionë eurosh.


Në vitin 1990, Italia ishte qendër e futbollit, dhe lojtarët më të mirë në botë luanin në gadishull për famë dhe pasuri.

Në të vërtetë, çdo fitues i “Topit të Artë” në mes të viteve 1987 dhe 2000 ka luajtur në Seria A.

Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)
Lexo po ashtu Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)

Mirëpo, tashmë kohët kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Paratë bëjnë që bota dhe futbolli të sillen rreth tyre, talentët e futbollit janë të destinuar të përfundojnë në Barcelonë ose te Real Madrid.

Megjithatë, një ndryshim i vogël në sistemin e taksave mund të jetë i favorshëm për talentet e futbollit, që të nënshkruajnë me klubet e Seria A.

Arsyeja? “BREXIT”. Si pasojë e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Italia ka lëvizur në drejtim të saj, duke iu bërë thirrje gjithë atyre ekspertëve italianë, që kanë punuar në Londër, të kthehen në Itali dhe të punojnë më shumë për futbollin italian, në mënyrë që ta kthejnë aty ku ishte.

Nëse yjet e sotëm do të luanin në Serie A në vitet e 90-ta (Foto)
Lexo po ashtu Nëse yjet e sotëm do të luanin në Serie A në vitet e 90-ta (Foto)

Italia po mundohet të ndryshojë ligjin që ka të bëjë me tatimet e futbollistëve.

Sipas ligjit të ri, një futbollist që ka luajtur jashtë Italisë duhet të tatohet më pak kur të transferohet në Seria A. Kujtojmë qe tatimet në Itali për futbollistët janë shumë të larta, mbase edhe kjo ka ndikuar që shumë lojtarë të largohen që aty dhe mjaft të tjerë të mos transferohen në futbollit italian.

Pas disa vitesh krizë financiare, klubet italiane janë duke luftuar për ta mbajtur Seria A lart.

Lojërat Olimpike të vitit 1996 prodhuan këtë super formacion (Foto)
Lexo po ashtu Lojërat Olimpike të vitit 1996 prodhuan këtë super formacion (Foto)

Edhe një skuadër e fuqishme, e suksesshme dhe e mirëdrejtuar, si Juventusi, nuk mund të konkurrojë me fuqinë financiare të superfuqive.

Një e tillë po bëhet edhe Superliga Kineze, siç dëshmohet nga vendimi i marrë prej Axel Witsel në fillim të kësaj jave, për të mos përfillur lëvizjen në Torino, por joshjen nga milionat e Tianjin Quanjian.

Në vitin 2005, qeveria spanjolle dekretoi një ligj, ku individët që lëviznin në Spanjë nga një vend tjetër mund të zgjidhnin të tatoheshin si një banor, ose një rezident jospanjoll, transmeton Telesport.

Kjo lehtësirë ligjore u mbyll në Spanjë në vitin 2010, por qeveria italiane tani propozon që të fusë në fuqi të njëjtën rregull tatimor, sipas të cilit një person, që ka punuar më parë jashtë Italisë, për nëntë vjet do të tatohet vetëm me një normë të sheshtë prej 100.000 € për paratë e fituara jashtë vendit.

Në qoftë se do të ndodhë, kjo do të sjellë përfitime të dukshme për të huajt, që luajnë në Serie A, pasi nuk do të paguajnë më normën standarde të tatimit (43 për qind të gjithë fitimit).

Kësisoj, mbase një ditë ëndrra e Interit për transferimin e Leo Messit, apo e ndonjë klubi tjetër për Cristiano Ronaldon, mund të bëhet realitet.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori