LAJMI I FUNDIT:

Isufi, për subjektet jashtë PAN-it: E kaluara na mëson se partitë në momentin e fundit ndërrojnë mendje (Video)

Isufi, për subjektet jashtë PAN-it: E kaluara na mëson se partitë në momentin e fundit ndërrojnë mendje (Video)

Në një intervistë për Telegrafin, nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, deklaroi se javën e ardhshme pritet të mbahet seanca e konstituimit të Legjislaturës së VI-të të Kosovës.

Isufi tha se kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN), Ramush Haradinaj, do të krijojë një qeveri kredibile e serioze, “që garanton udhëheqje të mirë, për ta bërë Kosovën ashtu si duhet”.

Ai po ashtu foli edhe për atë që po quhet si kontrabandimin i deputetëve. Sipas tij, deputeti është i zgjedhur nga qytetarët dhe duhet të lihen të lirë në përcaktimin e tyre.

Isufi: Haradinaj i ka siguruar numrat për formimin e Qeverisë, jemi të hapur për çdo parti politike (Video)
Lexo po ashtu Isufi: Haradinaj i ka siguruar numrat për formimin e Qeverisë, jemi të hapur për çdo parti politike (Video)

“Deputeti e ka integritetin e vet që të përcaktohet. Ka pasur shumë raste që deputeti është përcaktuar ndryshe nga ajo që ka dashur partia politike. Le t’i lihet e drejta e lirë deputetit, sepse ai zgjidhet nga qytetari. Pra, ka përcaktim e jo kontrabandim”, ka thënë ai në intervistën me gazetarin Muhamet Hajrullahu.

I pyetur se cilët janë deputetët e partive tjera politike që do ta votojnë formimin e Qeverisë nga koalicioni PAN, Isufi refuzoi të deklarohet.

“Duke u bazuar në të kaluarën, partitë politike mund të ndërrojnë mendje në momentin e fundit për të hyrë në koalicion me PAN-in”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori