LAJMI I FUNDIT:

Ismajli e quan Haxhiun të sëmurë mendor

Ismajli e quan Haxhiun të sëmurë mendor

Edhe pse deputeti Bekim Haxhiu gjatë fjalës së tij nuk ka përmendur emra kur tha se ushtarët e UÇK-së janë dënuar për shkak të shpifjeve, ishte deputeti Fisnik Ismajli që reagoi ndaj tij.

Ismajli duke e quajtur Haxhiun të sëmurë mendor tha se ai është dallaverxhi, rrenacak dhe se për këtë FIFA dhe UEFA e kanë larguar nga Federata e Futbollit të Kosovës.


Por Haxhiu i tha se ai i ka fituar votat e qytetarëve të Kosovës, që ndërkohë dikush nga ulëset e opozitës tha se ato i ka vjedhur.

Ndaj, kësaj ka reaguar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kërkoi nga kryeprokurori i Shtetit që t’i marrin parasysh këto akuza.

Ndërkohë deputetja Shqipe Pantina  i tha Haxhiut se ndoshta do ta besonte dikush para se të dalin përgjimet e aferës “Pronto”, por pas atyre përgjimeve nuk i beson më askush Haxhiut.