LAJMI I FUNDIT:

Islanda rritje masive të popullsisë, lind gjenerata e re e vikingëve të Euro 2016

Islanda rritje masive të popullsisë, lind gjenerata e re e vikingëve të Euro 2016

Euro 2016, i zhvilluar në Francë verën e kaluar, kishte protagoniste absolute Islandën e cilësuar si “Hirushja” e turneut, jo vetëm për rezultatet surprizë, por edhe për festimet unike të tifozerisë.

Një datë në veçanti do të kujtohet gjatë në vendin skandinav: 27 qershori 2016, kur fitorja 2-1 ndaj kombëtares angleze vlejti edhe kualifikimin në fazën çerekfinale të kompeticionit.


Asokohe, golat e Sigurdsson e Sigthorsson përmbysën avantazhin e fillimit me penallti të Wayne Rooneyt, në një mbrëmje në Nicë që fitoi kopertinat.

Por përveç zhurmës së duartrokitjeve në sinkroni të plotë, festim unik i futbollistëve me tifozët, suksesi u festua edhe në Islandë.

Siç tregon gazeta nordike Visir, nëntë muaj më vonë po regjistrohen nivele të larta të lindjeve në spitalet skandinave dhe numër rekord anestezish epidurale. “Praktikisht lindja e një brezi të ri vikingësh. Brezi i Euro 2016”, e cilësoi me ironi gazeta islandeze.

Kombëtarja islandeze e futbollit luajti ndeshjen e fundit para pak ditësh, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku fitoi 2-1 ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori