Islami në prag të Portës së Lartë!
Nuk duhet që duke e lavdëruar një perandori të mundohemi ta mbrojmë islamin. Islami është i pastër nga të tillët! Gabim shumë i madh i myslimanëve të sotshëm është që mundohen ta arsyetojnë vërtetësinë e islamit me veprat myslimane.
Islami mbrohet ashtu si jemi urdhëruar nga Profeti Muhammed (s.a.v.s.), duke u përmbajtur dhe mburrur me Kur’anin dhe sunnetin e tij, e jo me vepra tjera njerëzore! Aq më keq kur disa thonë se janë nipër të atyre. Kështu – duke qenë të pavetëdijshëm se në të njëjtën kohë pranojnë të jenë edhe nipër rusë apo moldavë e sllavë në përgjithësi – dihet se po t`i kemi ne gjysh ata, gjyshet tona do të ishin sllave nga haremet e tyre. Më keq kjo kur edhe do të ishim të gjithë pasardhës jashtë kurore!
Kërkoj ndjesë për ata që duke i ikur realitetit mundohen të bëhen myslimanë pseudofilë, përderisa islami është i pastër nga këto. Qëllimet politike janë jashtë islamit! Lajkat gjithmonë shpijnë në humbje, sepse gjithmonë janë në itinerar të gabuar. Ajo që thuhet zë vendin e vërtetësisë vetëm nëse nga e tashmja vlen si e pastër. Fundja, nëse jemi të dyshimtë mbi këto realitete, dyshimit i duhet larguar, se ajo çon në haram.
Histori e islamit është vetëm ajo që është e shkruar në Kuran dhe sira e profetit (s.a.v.s). Asgjë tjetër pos saj nuk duhet marrë për shqyt në mbrojtje të Islamit. Askujt nuk i duhet përkulur dhe asgjë nuk duhet marrë për ledhe në mbështetje, sepse çdo njeri është i vdekshëm para të qenit i gabueshëm dhe çdo kështjellë mund të rrezohet para të qenit në vend të gabuar e ndërtuar.
Mos lejoni që në zemrat tuaja të ndërtohen kështjella që vendin s’e kanë aty dhe mos lejoni që kështjellat tuaja sosh të tilla të jenë mburojë për të tjerët, se ju jeni të vdekshëm, po aq dhe të gabueshëm. Mos i bëni të tjerët ta pranojnë islamin tuaj, por islami lejoni që të tjerët t`i pranojë të pastër nga shtytja juaj!
Lutjet qofshin çdo ditë që të jemi larg dhe sa më prapa në kohë me islamin tonë, se i vërteti është vetëm ai i pari. Para se ta hidhni një gur në themelin e pallatit tuaj të xhenetit, hidheni një të tillë shejtanit, kjo do të jetë më e thellë. Ju nuk do të rrëzoheni, gjunjëzimin do e keni vetëm para Allahut, përkulja nuk do ju gjejë në vdekje për mëkatin.
Mos shikoni dritën ta gjeni kokëlartë, ajo është diku në tokë, vetëm kur balli t`ju rrëqethet nën zërin e dënesës dhe vetëm kur sytë tuaj ujitin tokën, që të tjerët të mbijnë…
Hapni një kapitull të ri në zemrën tuaj ta ushqeni pastër mendjen që t`ju ndrijë rrugën, se veten do e gjeni vetëm kokulur, sa më ulur, lartësia është vetëm për Atë, ju atje jeni të humbur!
Nuk janë myslimanët të pranuar, por feja e vetme e pranuar tek Ai është islami! Mundohuni që islamin ta keni nga ajo që ju urdhërohet e mos u bëni nga ata që urdhërojnë. Urdhëroni për të mirë dhe ndaloni nga e keqja!
Për të qenë i pranuar në shoqëri duhet të shtireni si të mirë. Ky është një skenar i pranuar nga vetë ju, por ama i pamohueshëm si një përcaktim .
Autori është student i mjekësisë në Universitetin Hacettepe të Ankarasë dhe student i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën