LAJMI I FUNDIT:

Ish anëtari i Deep Purple, Joe Lynn Turner në Hardh Fest 2017

Ish anëtari i Deep Purple, Joe Lynn Turner në Hardh Fest 2017

Nën Sloganin “Mbas Verës, vjen Vera” dhe me rock grupe e dj më të mirë në rajon, këtë vit festivali i vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë do të mbahet më datë 7-8-9 dhe 10 shtator, n`Konak të Rahovecit.

Në këtë mënyrë, Rahoveci do të jetë nikoqir i rreth 50,000 pjesëmarrësve të ‘Hardh Fest’.

Udhëheqësit e festivalit, sot përmes një konference për media, kanë shpalosur fushatën kreative, Line up-in e koncertit dhe gjithçka tjetër mbi organizimin e festivalit Hardh Fest.
Festivalin do ta hap, rock bandi i parë i Rahovecit Familja Shtavica, ku anëtarët e këtij bendi janë tri gjeneratat e kësaj familje.

Në Hardh Fest 2017, do të rikthehet grupi i njohur i 403, BB Poqi, Offchestra. Gjatë netëve të festivalit do të performojnë edhe dj të ndryshëm si DJ Mickey nga Tirana, DJ JUMP, DJ Commercial dhe Maarvel. E veçanta e këtij Line Up, është pjesëmarrja e rock grupeve ndërkombëtare ku nga Suedia do të vijë grupi Memory Writers. Ndërsa emri kryesor i koncertit të sivjetshëm do të jetë ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow, Joy Lynn Turner me bendin e tij Troublemakers”,

MBAS VERËS, VJEN VERA > është slogani i sivjetshëm. Prandaj festivali fton te gjithë art dashësit, turistët dhe vizitorët që mbas stinës së verës, të vijnë e të shijojnë një gotë Verë apo të ngrenë dolli për një vit sa më të mbarë profesional.

Vitin e Kaluar, në festën e vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë, pjesëmarrës ishin mbi 32 mijë vizitorë. Ndërsa këtë vit, duke u rritur festivali që do të mbahet 4 ditë dhe duke hapur zyre promovuese në 17 qytete të ndryshme të botës, në Hardh Fest pritet të jenë mbi 50 mijë vizitorë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori