LAJMI I FUNDIT:

Isco konfirmon qëndrimin te Reali

Isco konfirmon qëndrimin te Reali

Isco ka konfirmuar se do të qëndrojë në Bernabeu pasi titulli i La Ligës u bë një ëndërr e realizuar.

25-vjeçari spanjoll ka qenë shumë i dobishëm në ndeshjet e fundit pasi fitoi disa ndeshje i vetëm dhe siguroi gjithashtu ndihmën për golin e hershëm të Cristiano Ronaldos ndaj klubin të tij të vjetër, Malagas, në ndeshjen vendimtare të së dielës.


Formacioni i sezonit 2016/17 në La Liga: Dominon Reali, mungon CR7 (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i sezonit 2016/17 në La Liga: Dominon Reali, mungon CR7 (Foto)

Megjithatë, thashethemet për një largim të tij nga Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë, duke e lidhur Iscon me shumë skuadra, por spanjolli ka bërë të ditur se nuk do të largohet pasi do të qëndroj te Reali.

“Mos u shqetësoni tifozë të Real Madridit, unë do të qëndroj”, u ka thënë Isco gazetarëve në mes të festimeve pas fitimit të titullit kampion këtë sezon.

“Po, ishte e vështirë për një kohë, por unë kam mbetur i fortë psikologjikisht dhe kam marrë mbështetjen e të gjithëve”, transmeton Telegrafi.

Isco ngacmon Piquen në festen e kampionëve, pas yllit të Realit fillojnë edhe tifozët njëzëri (Video)
Lexo po ashtu Isco ngacmon Piquen në festen e kampionëve, pas yllit të Realit fillojnë edhe tifozët njëzëri (Video)

“Ka ardhur koha, por është një ëndërr e realizuar që kam fituar titullin këtu, me familjen dhe miqtë e mi në qytetin tim”.

“Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës për dashurinë që më kanë treguar. Është një moment shumë i ëmbël dhe duhet të kënaqeni me të. Ne kemi treguar se kemi qenë në gjendje të përdorim të gjithë skuadrën”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/