0Shares

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qenë i ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Ai ka pohuar se ka informata që pesë deputetë të koalicionit PAN që nuk do të dëshirojnë ta votojnë për kryeministër të qeverisë së Kosovës.

“PAN-i thotë se i kanë numrat, por edhe ne themi se kemi informata që pesë deputetë të PAN-it nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër”, ka thënë Haziri.

Ai ka përsëritur se asnjë deputetë prej koalicionit LDK-AKR-Alternativa nuk do ta votojnë Haradinaj për kryeministër.

Haziri ka ironizuar duke thënë se nëse Pal Lekaj i AAK-së thotë i kanë numrat atëherë sigurt është se nuk i kanë.

I pari i komunës së Gjilanit ka treguar edhe një herë se pse ish-deputeti Shpëtim Bulliqi nuk ka qenë kandidatë për deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Shpëtim Bulliqi nuk ka qenë lojal ndaj qëndrimeve të partisë. Ai ka kundërshtuar vendimet e marra nga kryesia e partisë dhe për këtë nuk është futur në listën e kandidatëve për deputet”, ka thënë Lutfi Haziri. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)