LAJMI I FUNDIT:

IQ e fëmijëve të parë është më e lartë se sa tek të dytët!

IQ e fëmijëve të parë është më e lartë se sa tek të dytët!
-->

Në luftën e përjetshme mes fëmijëve për të marrë dashurinë e mamasë dhe babait vjen një zbulim i ri që do të rrisë më shumë zënkat

Sipas një studimi të Universitetit të Edinburgut, fëmijët e parë janë më inteligjentë se sa të dytët, sepse marrin më shumë stimuj mendor gjatë viteve të tyre të para të jetës, madje që në vitin e parë arrijnë të fitojnë më shumë pikë në testet për koeficientin e inteligjencës.

Studiuesit, studimi i të cilëve është publikuar në “Journal of Human Resources”, kanë shqyrtuar, në bashkëpunim me universitetin e Sidneit, të dhënat e pesë mijë fëmijëve të cilëve u janë dhënë të zhvillojnë teste të ndryshme çdo dy vite deri në moshën 14-vjeçare.

Paralelisht është studiuar edhe sjellja e prindërve, ku është vërejtur se fëmijët e parë marrin kryesisht më shumë mbështetje në detyrat që kërkonin mendim dhe reflektim, kjo i ndihmon që më pas të marrin pikë më të larta në teste.

Diferencat në teste janë rritur lehtësisht me moshën, shkruan Bordo.

Të gjithë fëmijët kanë marrë të njëjtin nivel mbështetje emotive, por me sa duket, prindërit duket se kanë kaluar më pak kohë në zhvillimin e aktiviteteve që stimulojnë trurin me fëmijët më të vegjël, si letërsia, muzika apo aktivitete manuale.

Për më tepër, pas lindjes së fëmijës së dytë, prindërit janë më të prirur që të zhvillojnë sjelle më të rrezikshme, si për shembull të pinë më shumë duhan.

Diferenca këto që mund të ndihmojnë në shpjegimin e rezultateve të marra gjatë shkollimit dhe në punë në moshë të rritur.

Studime të mëparshme kanë treguar se fëmijët e parë kanë më shumë sukses dhe janë më ambicioz.

Sipas një studimi të Univesritetit të Essex tregohet se brenda një familje, fëmijët e parë kanë 16 për qind më shumë mundësi për të pasur një shkollim më të mirë. /Telegrafi/