LAJMI I FUNDIT:

IPKO me pako te reja postpaid me iPhone 7 & Samsung Galaxy S7 me 0 euro

IPKO me pako te reja postpaid me iPhone 7 & Samsung Galaxy S7 me 0 euro

IPKO ua mundëson përdoruesve që ta marrin telefonin e tyre të preferuar me zbritje dhe për 0 euro, duke e paguar vetëm pakon e zgjedhur mujore postpaid.

Pakot Plan ofrojnë edhe modelet e fundit të telefonave të mençur sikurse iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S7 Edge për 0 euro.

IPKO ka njoftuar se do tu ofrojë gjithë përdruesve të pakove të reja Plan edhe nga një telefonat e ri dhe të mençur pa asnjë pagesë shtesë. Përdoruesit e secilës nga pakot e Plan, bashkë me pakon e tyre mujore me shumë minuta, SMS dhe megabajt do ta marrin edhe një telefon të zgjedhur mobil me zbritje deri në 0 euro.

Në mesin e shumë telefonave të rinj dhe të mençur që ofrohen me 0 euro me secilën nga nëntë pakot e reja Plan janë edhe telefonat më të mirë në tregun global aktualisht – iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S7 Edge (pako Plan 9).

Markat tjera të telefonave që vijnë me 0 euro me cilëndo nga pakot e zgjedhura Plan përfshijnë edhe shumë modele të tjera të telefonave nga Samsung por edhe modelet e reja të Vivax dhe Leagoo. Abonimi në pakot Plan fillon prej 10 euro në muaj.

“Pas shtirjes së rrjetit 3G dhe 4G në gjithë Kosovë, IPKO tani ka vendosur që të bëjë edhe një hap tjetër të madh përpara, duke ofruar atë që përdoruesit tanë kanë kërkuar për një kohë tashmë – shumë zgjedhje të telefonave të rinj të mençur, të cilët mund t’i marrin falas, pas nënshkrimit të një kontrate postpaid” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

Si të merret një telefon i mençur me 0 euro?

Për ta marrë modelin e preferuar të telefonit të mençur, përdoruesit e IPKO-së duhet të zgjedhin njërën nga pakot e reja postpaid Plan që ofron minuta, SMS, dhe megabajt, si dhe një telefon të mençur mobil. Klientët që zgjedhin pakot postpaid me 24 muaj kohëzgjatje, marrin edhe kupona me zbritje në telefonat e rinj, dhe ta marrin telefonin e tyre me 0 euro. Shuma e zbritjes në kupona dallon nga pako që zgjedh abonuesi i pakos postpaid.

Shumica e modeleve të telefonave që vijnë me pakot Plan mbështesin rrjetin më të shpejtë 4G nga IPKO, teknologji që mundëson shpejtësinë më të madhe të internetit në mobil e cila mund të tejkalojë edhe 100Mbps.

Për të parë pakot klikoni KËTU. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar