LAJMI I FUNDIT:

IPKO me çmime të mira për Leagoo Alfa, Vivax Fly 2 dhe Blackview E7 për Shën Valentin

IPKO me çmime të mira për Leagoo Alfa, Vivax Fly 2 dhe Blackview E7 për Shën Valentin

Për Shën Valentin, përdoruesit e IPKO-s mund t’i shpërblejnë më të dashurit e tyre me një telefon të ri të mençur, i cili vjen i mbushur me shumë minuta, SMS dhe megabajt për të qenë gjithnjë të lidhur, thuhet në kumtesën e kompanisë IPKO. 

Bashkë me dëshirat më të mira për Shën Valentin, IPKO ua ka mundësuar përdoruesve të saj të telefonisë mobile ta festojnë ditën e dashurisë me disa modele të reja të telefonave të mençur dhe komunikim pa limit për dy persona, gjatë gjithë vitit.

Pavarësisht nëse dhurata i kushtohet gruasë, së dashurës ose shoqes, një telefon i mençur që mbështet rrjetin 4G gjithmonë është zgjedhje e duhur. Në të njëjtën mënyrë, një dhuratë e tillë për burrin, mikun ose të dashurin është zgjidhje e mençur që e bën dallimin.

Pakoja e re nga IPKO për ditën e Shën Valentinit përfshin 100 minuta brenda rrjetit IPKO, 200 SMS dhe një gigabajt internet në mobil dhe një telefon të mençur, sipas zgjedhjes së përdoruesit.

Pakoja për Shën Valentin mund të kombinohet me modelin fillestar të telefonit – Leagoo Alfa 4 për gjashtë euro në muaj, Blackview E7 që mbështet rrjetin 4G për 10 euro në muaj apo edhe modeli tjetër në ofertë – brezi i ri i Vivax Fly 2 LTE për 12 euro në muaj.

“Si gjithmonë, ne kemi krijuar një ofertë të veçantë për përdoruesit tanë, duke ua bërë të mundur atyre t’i befasojnë më të dashurit e tyre me më shumë se vetëm një dëshirë të mirë. Ne gjithmonë përpiqemi të gjejmë mënyra të reja dhe kreative për t’i mbajtur përdoruesit tanë të lumtur, të bashkuar dhe me komunikim i cili është gjithmonë i përshtatëshm dhe i volitshëm”, ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

Përveç përfitimeve të shumta dhe modelit të ri të telefonit, përdoruesi që aktivizon pakon mund të zgjedh një numër të një personi të dashur dhe të komunikojë me të pa limit, për një vit të plotë. E njëjta ofertë është gjithashtu në dispozicion për përdoruesit e Hej që e kanë aktive pakon Hej3000.

E tëra që përdoruesit duhet të bëjnë që ta marrin pakon e tyre të zgjedhur me një telefon të ri, është të vizitojnë një prej dyqaneve më të afërta të IPKO, dhe të zgjedhin formën e pagesës e cila mund të bëhet e plotë ose me këste me starcard.

Specifikat e Leagoo Alfa 4: http://www.devicespecifications.com/en/model/30f637ef

Specifikat e Blackview E7: http://www.devicespecifications.com/en/model/ff363dd1

Specifikat e Vivax Fly 2: https://www.vivax.com/hr/vivax-fly-2.aspx

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji

"Zbuloni botën e re të Inovacionit” - Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Teknologji
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori