LAJMI I FUNDIT:

iPhone 8 do të jetë telefoni më i mirë i ‘Samsung’!?

iPhone 8 do të jetë telefoni më i mirë i ‘Samsung’!?

Samsung njoftohet se ka nënshkruar një marrëveshje me Apple për të ndërtuar procesorët 7nm A12 për iPhone-in e ardhshëm. Kjo shënon herën e parë që kompania koreane do të bëjë SoC pasi ajo humbi marrëveshjen me rivalin e saj Tajvanez TSMC në 2013.

Samsung bleu makina ekstreme UV, që është pajisja më e përparuar për prodhimin e procesorëve për të ndërtuar një procesor 7nm vetëm për iPhone. Një nga tre CEO-të e kompanisë në Kore luajti një rol kyç në arritjen e marrëveshjes.


Një zë i brendshëm i industrisë zbuloi se Samsung dhe Apple përfunduan marrëveshjen pas tregtisë së suksesshme për panelet OLED.

Prodhuesi korean është duke përfunduar testet fillestare të makinave të reja për përpunimin e çipit dhe do të fillojë prodhimin e qarqeve të integruara A12 sapo Apple të miratojë procesin.

Është legjitime të thuhet se iPhone 8 do të jetë telefoni më i mirë i Samsung, pasiqë pjesët kyçe të telefonit të Apple, të cilat do ta bëjnë dallimin në treg, do të bëhen nga rivali Samsung.