LAJMI I FUNDIT:

Intrigat në Vatikan: Si eliminohen ata që kërcënojnë “Bankën e Zotit”?

Intrigat në Vatikan: Si eliminohen ata që kërcënojnë “Bankën e Zotit”?

“Giorgio Ambrosoli?”, pyet një zë prapa tij. Ambrosoli kthehet pas. Është diku pranë mesnatës në 11 korrikun e 1979-ës. Tre burra qëndrojnë përballë tij. “Po?”, konfirmon avokati që vetëm një fraksion sekonde më vonë kupton se sapo ka shprehur dënimin e tij me vdekje. Katër plumba i përshkojnë trupin. Ambrosoli shembet përtokë, jashtë shtëpisë së tij në Milano.

Papa femër: A është ky një nga sekretet më të mëdha të Vatikanit?
Lexo po ashtu Papa femër: A është ky një nga sekretet më të mëdha të Vatikanit?

Skandali më i madh i Bankës së Vatikanit ishte si fundi i një tragjedie shekspiriane: të gjithë vdiqën. Dy protagonistët kryesorë të kësaj dhune të egër ishin Michele Sindona dhe Roberto Calvi. Ndërkohë që përpiqeshin të përkulnin edhe më tek ligjet e botës financiare, ata shkaktuan një krizë që shembi banka të fuqishme, si dhe shumë biznese të paligjshme që kishin Bankën e Vatikanit si një prej aksionareve kryesore.


Cila është historia e Vatikanit?
Lexo po ashtu Cila është historia e Vatikanit?

Giorgio Ambrosoli u caktua likuidator në një prej bankave të kontrolluara prej Michele Sindonas dhe zbuloi pagesa të pazakonta që kishin të bënin me llogarinë e Sindonës, që ishin menaxhuar prej bankës së Vatikanit.

Shteti më i vogël e ndër më të fuqishmit në botë, ku asnjë banor nuk ka lindur aty!
Lexo po ashtu Shteti më i vogël e ndër më të fuqishmit në botë, ku asnjë banor nuk ka lindur aty!

Ai kërcënoi të zbulonte atë që shumëkush e kishte dyshuar: pastrimin e parave nga banka, përfshirjen e Bankës së Vatikanit dhe rolin e Michele Sindonas. Ky i fundit pajtoi tre vrasës, por viktima e tyre Ambrosoli ishte vetëm një prej shumë të vdekurve: kushdo që u afrohej shumë sekreteve të Bankës së Vatikanit u vra – edhe vetë protagonistët vdiqën në fund.

Skandalet e seksit dhe korrupsionit brenda Vatikanit
Lexo po ashtu Skandalet e seksit dhe korrupsionit brenda Vatikanit

Michele Sindona u dënua me 25 vjet burg, aty ku vdiq nga helmimi me cianid pasi shpalli se do të nxirrte të vërtetat në lidhje me Bankën e Vatikanit. Ndërkohë, Roberto Calvi u gjet i varur nën urën Blackfriars në Londër në vitin 1982, pasi edhe ai kish shprehur dëshirën që të rrëfehej. Dy bankierët kishin bërë një pakt me djallin – dhe paguan çmimin.

Vatikani, fuqia më e madhe financiare që kontrollon tërë botën (Video)
Lexo po ashtu Vatikani, fuqia më e madhe financiare që kontrollon tërë botën (Video)

Po sot? Akuza të reja për pastrim parash vazhdojnë të përndjekin bankën e Vatikanit, pavarësisht se Papa Francesku ka urdhëruar që ajo të jetë më transparente. A do të jetë në gjendje një modernizues si ai që të hapë gjithë dyert? /Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori