LAJMI I FUNDIT:

Intervista për BBC-në, e ndërprerë nga fëmijët “trazovaçë” (Video)

Intervista për BBC-në, e ndërprerë nga fëmijët “trazovaçë” (Video)

Pak ditë më parë po jepte një intervistë të drejtpërdrejtë për BBC-në nga Koreja e Jugut, por pavarësisht seriozitetit të situatës dhe çështjes për të cilën po fliste, me shumë vështirësi arriti ta përfundonte atë.

Kjo për shkak të një të papriture nga fëmijët e tij të mitur. Videoja u bë menjëherë sensacion dhe qarkulloi pa ndalur në mediet sociale.


E pas kësaj fame, profesori Robert E. Kelly është rikthyer sërish në BBC, për të folur jo më për Korenë e Jugut, por për rrengun e shkaktuar nga fëmijët, duke argëtuar me miliona njerëz, që më pas e panë klipin.

Intervista e shumëpërfolur e BBC – kështu do të përballej një grua me një situatë të tillë? (Video)
Lexo po ashtu Intervista e shumëpërfolur e BBC – kështu do të përballej një grua me një situatë të tillë? (Video)

Profesor Kelly, ekspert në Korenë e Jugut, u shfaq në videon pasuese me të shoqen dhe fëmijët, Marion dhe James. Ai sidoqoftë thotë se, pavarësisht shqetësimit fillestar, rishikimi i videos kishte sjellë edhe tek ata humor dhe të qeshura.

Ai madje konfirmon se kishte veshur pantallona gjatë intervistës, pasi shumë media spekuluan se mund të kishte qenë me pizhama, për faktin se nuk u ngrit nga karrigia për të larguar fëmijët.

Nëna e profesorit Kelly, tregon pse fëmijët u futën në dhomë gjatë intervistës (Video)
Lexo po ashtu Nëna e profesorit Kelly, tregon pse fëmijët u futën në dhomë gjatë intervistës (Video)