LAJMI I FUNDIT:

Interi do të shpenzojë gjatë verës, mësoni shënjestrat për të gjitha pozitat

Interi do të shpenzojë gjatë verës, mësoni shënjestrat për të gjitha pozitat

Interi është duke planifikuar që të bëjë disa blerje gjatë verës, ndërsa një prej shënjestrave kryesore është mesfushori i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti.

Nerazzurrët aktualisht janë nën kufizimet e rregullave financiare, por në fund të sezonit pritet të lirohen nga to, duke qenë se kushti është që të mos kenë deficit financiar gjatë vitit.

Marquinhos është shënjestra kryesore e mbrojtjes

Në këtë mënyrë, ata mund të negociojnë me UEFA-n që t’i lejojnë pronarët e rinj, Suning Group, që të investojnë.

Si rezultat i kësaj, njofton Corriere dello Sport, konglomerati kinez planifikon investime të mëdha për ta përforcuar skuadrën nga sezoni i ardhshëm.

Marquinhos (PSG) është zgjedhja e parë në mbrojtje, derisa Kostas Manolas (Roma) e Stefan de Vrij (Lazio), janë opsionet tjera.

Lojtari që mund t’i kushtojë më shtrenjtë Interit

Në mesfushë është Verratti, i cili mund të kushtojë rreth 80 milionë euro, si dhe ka konkurrencë nga Real Madridi, Juventusi dhe Bayern Munichu. Opsionet tjera janë Lucas Biglia (Lazio) dhe Lorenzo Pellegrini (Sassuolo).

Në sulm, zgjedhja e parë është Federico Bernardeschi (Fiorentina) që kushton rreth 40-50 milionë euro. Domenico Berardi (Sassuolo) është alternativë, megjithëse Juventusi ka një marrëveshje për të.

Po monitorohet edhe Alexis

Situata e Alexis Sanchezit te Arsenali po monitorohet nga afër, derisa Roger Martinez është një opsion më lirë duke qenë se klubi i tij, Jiangsu Suning, është po ashtu në pronësi të Suning Group. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori