LAJMI I FUNDIT:

Interi rivalizon Juventusin për Tolisson

Interi rivalizon Juventusin për Tolisson

Sipas raportove në mediat francez, Interi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Lyoni, Corentin Tolisso, duke rivalizuar kështu rivalin e tyre të urryer, Juventusin, që interesohet që një kohë të gjatë për francezin.

Bianconerët janë duke shikuar për përforcimin e mesfushës gjatë verës, dhe janë gati duke shikuar seriozisht për shërbimet e 22-vjeçarit francez, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, mercato365 raporton se edhe klubi Nerazzuar kanë dërguar skautë gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Lyonit përball Marseille, për Tolisson si subjekt i interesit të tyre.

Tolisso: Më tërheq interesimi i Juventusit
Lexo po ashtu Tolisso: Më tërheq interesimi i Juventusit

Mendohet se skuadra franceze do të jenë të gatshëm ta shesin reprezentuesin e Francës U-21 gjatë kësaj vere, por do të kërkojë një tarifë prej të paktën 30 milionë eurosh.

Juve mendohet të jetë në pole pozicion, pas hetimeve të tyre të mëhershme, por edhe skuadra nga Appiano Gentile janë duke kërkuar ta tejkalojnë rivalin e tyre dhe të fitojnë shërbimet e Tolissos. /Telegrafi/