0Shares

Sjellja e premierës një ditë para premierës botërore të filmit Fast & Furious 8, në Cineplexx ka bërë që të thyhen të gjitha rekordet, sa i përket shitjes së biletave.

Për t’u ofruar mundësi të gjithë adhuruesve të filmit për ta parë Fast & Furious 8, CIneplexx ka në dispozicion 6 salla dhe 18 termine për të enjten.

“Filmi Fast & Furious 8, do të shfaqet të enjten gjatë tërë ditës në 18 termine, në 6 sallat e Cineplexx. Pas interesimit të jashtëzakonshëm deri më tani, ku janë shitur 2000 bileta, ne kemi vendosur që t’i hapim edhe 4 termine të reja për adhuruesit e këtij filmi, kështu që ka ende bileta në shitje”, ka thënë Menaxheri për Marketing dhe Komunikim në Cineplexx, Dëfrim Puka.

Ndryshe të gjithë ata që i kanë blerë bileta për ta shikuar Fast & Furious 8, mund të futën në garë për të fituar shuam shpërblime nga Cineplexx.
Shpërblimet do të jenë:

– 2x Pako ChipTuning (500 euro) nga AutoService GOGI Racing,
– 2x Pako Polir&CeramicCoating (500 Eur) nga GreenSteam,
– 5x Pako Auto Decor (100 euro) nga Auto Zone,
– 30 kupona në vlerë prej 10 euro për derivate në IP Italian Petrol Kosova,
– 30 kupona në vlerë prej 20 euro për Auto Decor nga Auto Zone.

Për oraret se kur shfaqet filmi mund t’i gjeni KËTU./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)