0Shares

Numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive në Shqipëri është rritur me 5.5% në 2016 krahasuar me një vit më parë, duke kaluar 160 mijë e 500 njësi.

Instituti i Statistikave nxorri të dhënat mbi regjistrin e ndërmarrjeve, ku rezulton se në fund të 2016-s janë 31 mijë e 372 janë fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT) nga 19.543 fermerë të regjistruar në i 2015.

Kurse numri i ndërmarrjeve aktive të reja të regjistruara ishte mbi 31 mijë, me një rënie me 44.8 % krahasuar me regjistrimet e vitit 2015. Shumica e ndërmarrjeve aktive, rreth 70 për qind janë prodhues të shërbimeve.

Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave, vazhdon të jetë mbizotëruese në ekonominë e vendit me 31.9% të totalit nga 35.3% në vitin 2015.

Rreth 91% e ndërmarrjeve aktive janë biznese të vogla me 1 deri në 4 të punësuar. Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1.1 % të totalit, por kontributi i tyre në punësim llogaritet në 48.3% në vitin 2016 nga 46.2% që ishte në vitin 2015.

Ndërsa 3.5% e ndërmarrjeve aktive janë të huaja e të përbashkëta, mbizotërojnë ato me origjinë nga Italia, pasuar nga Greqia.

Me rënie është numri i ndërmarrjeve aktive që drejtohen nga femrat, ndërsa 30.4% e ndërmarrjeve aktive e kanë filluar aktivitetin ekonomik para vitit 2011. /Top Channel/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)