LAJMI I FUNDIT:

INSTAT: Eksportet shqiptare u rriten

INSTAT: Eksportet shqiptare u rriten

Eksportet shqiptare edhe pse në kohë krize vijojnë rritjen pozitive. Sipas të dhënave të INSTAT mallrat “Made in Albania” patën një rritje me 4.4 për qind në krahasim me muajin Shkurt të një viti më parë.

Megjithatë në krahasim me janarin e 2013 eksportet janë ulur ndjeshëm. Ajo që vlen të theksohet është edhe fakti i uljes së mallrave të importit.

Sipas raportit të INSTAT gjatë muajit shkurt u importuan 33.187 milionë lekë mallra me ulje 2.8 për qind në krahasim me muajin janar 2013 dhe ulje 11 për qind në krahasim me muajin shkurt 2012.

Si rezultat edhe deficiti tregtar në krahasim me shkurtin e 2012-ës është ulur me 21.7 për qind. Këta tregues janë mjaft pozitiv pasi tregojnë që ekonomia shqiptare po përforcon pozitivisht pavarësisht problemeve të ndryshme.

Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 41.3 për qind, ndërsa me Greqinë është 8.6 për qind. /Telegrafi/