LAJMI I FUNDIT:

Instagram tani ka mbi 600 milionë përdorues aktivë

Instagram tani ka mbi 600 milionë përdorues aktivë

Instagram ka njoftuar sot për momentin e ri historik të kompanisë pasi që rrjeti social tani ka mbi 600 milionë përdorues aktivë, ose 100 milionë përdorues më shumë se gjashtë muaj më parë.

Kompania bëri të ditur se është dyfishuar në madhësi gjatë 24 muajve të fundit duke zbuluar se para dy viteve ka pasur rreth 300 milionë përdorues.


Rritja e kohës së fundit është cilësuar si vlerë shumë e madhe për shërbimin, pasi që tregon se kompania është duke u zhvilluar ‘më shpejtë se kurrë’.

Momenti i parë historik për kompaninë ka qenë në shkurt të vitit 2013 kur kompania ka arritur në 100 milionë përdorues, 3 vjet pas lansimit fillestar të aplikacionit.

Së fundmi, Instagram ka lansuar një numër të konsiderueshëm të tipareve të reja të cilat mund të kenë ndikuar në rritjen e aplikacionit dhe tërheqjen e përdoruesve të ri.