LAJMI I FUNDIT:

Instagram tani edhe për ueb!

Instagram tani edhe për ueb!

Instagram ka debutuar me shërbimin e saj të shfletimit të fotografive edhe në ueb, duke u mundësuar përdoruesve që të shohin fotografitë e miqve të tyre edhe përmes shfletuesve të internetit, thuhet në postimin zyrtar të faqes e cila është blerë nga gjiganti Facebook për një shumë marramendëse të parave.

Përdoruesit nuk kanë nevojë më që të kenë vetëm aplikacionin mobil për t’i shikuar fotografitë e postuara në këtë rrjet social, të cilat postohen dhe shpërndahen nga miqtë e tyre.

Shërbimi i ri i Instagram për ueb tani i lejon përdoruesit që të bëjnë “like” dhe komente nëpër fotografi, mirëpo nuk e mbështet ngarkimin e fotografive nga kompjuterët personal.


Me funksionin e ri, përdoruesit që nuk kanë qasje në aplikacionin e Instagram tani mund të qasen në shërbim edhe nga versioni mobil i faqes i cili është i optimizuar. / Telegrafi /