LAJMI I FUNDIT:

Instagram Stories i bën një vit, me 250 milionë përdorues

Instagram Stories i bën një vit, me 250 milionë përdorues

Instagram Stories, tipar i frymëzuar nga Stories në Snapchat, është lansuar saktësisht para një viti. Për funksionin e saj të famshëm Instagram mburret, pasiqë rrjeti social tani ka mbi 250 milionë përdorues të përditshëm, që është më shumë se numri i përgjithshëm i përdoruesve në Snapchat.

Instagram thotë se nga audienca e saj e përgjithshme, përdoruesit që janë nën 25 vjeç janë duke shpenzuar afërsisht 32 minuta në ditë në aplikacion, në mesatare. Ndërsa, audienca mbi moshën 25 dhe më të vjetër shpenzon rreth 24 minuta ose më shumë në ditë në aplikacion.


Adoleshentët po e përdorin tepër shumë gjithashtu aplikacionin, e kjo nuk mund të jetë një lajm i mirë për Snapchat.

Instagram gjithashtu vëren se Stories kanë qenë shumë të popullarizuara në mesin e bizneseve, duke thënë se gati 50 përqind e bizneseve në platformë kanë publikuar një Story brenda muajit të fundit.